top of page

SHIKONI Kombëtaren Rajonale U-13 në zonën e Korçës!

May 27, 2025
1 min read

Kemi pasqyruar gjithmonë ekipet e moshave të Akademisë së klubit “Skënderbeu” dhe jo vetëm, ndërkohë që ndjehemi krenarë që kemi talente të shumta dhe padiskutim janë një ardhme e sigurtë për futbollin.


Sot po sjellin foton e mëposhtme e cila i përket ekipit kombëtar Rajonal të datëlindjes 2013! Janë të gjithë djem që vijnë nga qyteti i Korçës dhe Pogradecit, futbollistët më të talentuar të Rajonit juglindor dhe që ditën e djehsme mbyllën sezonin futbollistik.


Një foto në përfundim të këtij sezoni me të gjithë grupin e futbollistëve dhe trajnerët e apasionuar. Dy trajnerët e shkëlqyer Stavrion Lako dhe Mishel Kita dhe trajneri i portierëve Erjon Lapanji, kanë punuar me pasion me këtë grupmoshë.


Në mbyllje të këtij sezoni duhen thënë fjalët më të mira për këta djem dhe për kombëtaret Rajonale që janë të shumta dhe që përgatisin elementë me shumë të ardhshme.


Suksese djema! Suksese kombëtares Rajonale të datëlindjes 2013!



“KORÇA BOOM”



bottom of page