top of page

SHIKONI kronikën e pjesës së parë. Barazim i merrituar nga të dy ekipet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu - Malisheva 0-0

Skënderbeu: Alia, Frashëri, Shaqe, Prençi, Ramos, Merlim, Liço, Janaqi, Suhejl, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Malisheva: Gashi, Pira, Veliu, Kryeziu, Licina, Ferati, Mustafa, Brruti, Hazrrollaj, Nba Aye, Aliu. Trajner: Senad Alrifa

Gjyqtarë: Ervin Kotomelo, Bariokels Hamzaj, Jetmir Potka (Korçë)

Kartonë të verdhë: Liço / Ferati, Licina

KRONIKA E PJESËS SË PARË

12’ - Rasti i parë u takon miqve nga Kosova. Është Mustafa që gjuan në një goditje dënimi nga jashtë zonës dhe Alia grushton në këndore.

16’ - Një rast tjetër i pastër për miqtë. Është po Mustafa që gjuan rezikshëm dhe Alia bën mrekullinë duke e grushtuar topin në këndore.

22’ - U desh gjysma e pjesës së parë që Skënderbeu të shfaqet. Është Juri Merlim që gjuan nga largësia dhe pret portieri mik Gashi.

23’ - Rast ideal për Malishevën. Pas një goditje nga këndi është Kryeziu i ardhur nga mbrojtja që gjuan me kokë në planzhon e sipër dhe Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit, duke shpëtuar një gol të sigurtë.

31’ - Një marrje e bukur nga Nikaj dhe një rast I bukur për ekipin e Skënderbeut. Topi largohet nga mbrojtja mike në goditje nga këndi.

33’- Ndërhyrje e gabuar nga ana e Licos.

35’ - Goditje denimi në favor të Skënderbeut. Gjyqtari nxjerr kartonin e verdhë për protesta, ndëshkohen Licina dhe Ferati për Malishevën.

45’ - Pjesa e parë mbyllet me një rast të rezikshëm për miqtë. Hazrrollaj qeth tranversën e Skënderbeut.



bottom of page