top of page

Shikoni se cfarë bën Gvozdenoviç në stërvitje…!

  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

Gjatë seancës së fundit stërvitore trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç edhe pse është plot 45-vjeç, ju ka dhënë “leksion” të tijve se si gjuhet topi.

Fotoja e shkrepur nga fotoreportieri Olsi Hajdini sjell për ju momentin sesi Ivani e gjuan topin dhe mëson të tijtë. Ka qenë një moment që serbi është futur në fushë dhe duke bërtitur ka gjuajtur topin dhe ka detyruar të tijtë ta shikojnë.

Këtë gjë njëshi i stolit e bën shpeshherë, madje e bëri edhe në testin e fundit të kontrollit ku ndali edhe lojën, por në stërvitjen e fundit edhe njëherë u ka treguar të tijve se superliga është e vështirë dhe duhen lojtarë me peshë dhe grintë në fushë.

Nëse do të ishte edhe disa vite më i ri, Ivan Gvozdenoviç, padiskutim që do ta bënte më së miri detyrën e lojtarit, gjë që e ka bërë super kur ka qenë lojtar.



bottom of page