Shikoni super ekipin e volejbollit të Skënderbeut, viti 1981!
- Korca Boom
- Aug 16, 2023
- 1 min read
Padyshim që dekadat e mëparshme kanë qenë super për të gjitha sportet e Skënderbeut. Jo vetëm futbolli, por edhe lojërat me dorë, kanë pasur sportistë më shumë se cilësorë dhe kjo duket nga emrat që kanë veshur fanelën e Skënderbeut në ato vite.
Sot, po ju sjellim volejbollin e të rinjve të Skënderbeut, teksa kemi përzgjedhur këtë foto të vitit 1981. Madje ka qenë data 11 mars, kur Skënderbeu i rrjetës ka luajtur në Sarandë dhe kjo foto është shkrepur në qytetin bregdetar.
Ja emrat që ndodhen në këtë foto dhe sa mall kemi për këta volejbollistë:
(Në këmbë: Arjan Papagjini, Niko Lera, Raqi Mile, Ilir Selenica, Pandush Kapedani, Gjergji Xhumetiku.
Ulur: Jani Melka, Thoma Spaho, Albert Shaho, Arben Anastasi, Petrika Gjoka.)
Vërtet gjigandë përsa i përket cilësisë që shfaqnin në parket këta volejbollistë.
Faleminderit për atë që i keni dhënë këtij ekipi dhe kësaj fanele bardhekuqe!
