top of page

Shikoni titullarin e portës, Marko Alia, ja si duket veshur bardhekuq…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 6, 2023
  • 1 min read

Ashtu si edhe “Korça Boom” ka njoftuar prej ditësh të tëra, “gardiani” i portës korçare Marko Alia ka zbritur në fushën stërvitore, duke qënë nën urdhërat stërvitore të trajnerit të portierëve, Erjon Llapanjit.

Kështu reparti i portës është i “blinduar” me tre portierë, teksa Alia do të jetë së bashku me Alliun dhe Dervishajn.

Eshtë shpejt për të nxjerë një konkluzion se si do të duket në katërkëndorin e portës Marko Alia, por nga sa është parë në dy seancat e para ka treguar vlera.

Jo më kot edhe drejtuesit kanë nënshkruar një kontaratë 3-vjeçare më të.

Marko Alia do të jetë një titullar i padiskutushëm. Ajo që do të vërtetojë formën e tij, janë ndeshjet miqësore, që pritet të nisin shumë shpejt për korçarët.





bottom of page