Shkëlqen Dean Liço, kapiteni bardhekuq ndaj Dinamos më i miri në fushë…
- Korca Boom
- Jul 24, 2023
- 1 min read
Nëse do të vendosnim nota futbollistëve ditën e djeshme në miqësoren Skënderbeu-Dinamo 1-1 dhe nëse do të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes, u duk qartë që dje në fushë lojtari që vërtet shkëlqeu, ishte Dean Liço.
Ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes dhe që morri notën në maksimale në fushë për 90 minuta. Të gjithë krosimet erdhën nga këmba e tij. Goditje dënimi, ato këndi, por edhe kroset e sakta në zonë kanë qënë të Deanit, i cili edhe në rastin e golit të Prençit ishte po ai që krosoi në zonë.
Një Dean Liço që ka merrituar dje edhe shiritin e kapitenit. Ishte hera e parë që e mbante shiritin nga fillimi i ndeshjes dhe ja ka vlejtur. Nëse do të ketë këtë grintë edhe në kampionat, mund të jetë lojtari që do të bëjë diferencën në superligë.
Padiskutim që mosha e tij premton shumë dhe jo më kot ka qenë Igli Tare pas përfundimit që ka thirrur Deanin pas ndeshjes, duke zhvilluar edhe një bisedë private mes tyre.
Dean Liço është një nga shtyllat e Skënderbeut dhe nuk duhet të harrojmë edhe faktin që jemi në kulmin e fazës përgatitore dhe mesfushori shtatlartë do të rritet edhe më shumë në javët në vazhdim.
Me pak fjalë, Dean Liço është një “as nën mëngë” te Skënderbeu…

