top of page

Shkëlzen Ruçi u rikthye mes duartrokitjeve në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 1, 2023
  • 1 min read

Ish-portieri i Skënderbeut, Shkëlqen Ruçi, që u shpall kampion me Skënderbeun në kategorinë e parë, u rikthye një moment në qytetin juglindor këtë herë si kundërshtar.

Në ndeshjen e përpara dy ditësh ku Skënderbeu luajti me Vorën, Ruçi mbrojti portën e Vorës ekipit të tij të ri.

Pësoi një gol në barazimin 1-1, por Ruçi u pa të duartokitej në shumë momente. Në pjesën e dytë portieri i Vorës, ja la vendin portierit rezervë dhë të gjithë tifozë që ishin në stadium janë ngritur në këmbë dhe e kanë duartrokitur Shkëlzen Ruçin.

Kjo tregon që në këtë qytet Ruçi ruan respekt dhe sigurisht një shenjë falenderimi për atë që dha me fanelën e Skënderbeut.

Faleminderit Shkëlzen Ruçi…



bottom of page