Shkëmbi-Arapi-Osmani “bum-bum-bum”, sa shumë na mungoni…
- Korca Boom
- Jul 6, 2023
- 1 min read
Shikoni këtë superfoto të shkrepur vite më parë gjatë fazës përgatitore që zhvillonte Skënderbeu jashtë kufijve. Te ish-kampionët ka pasur adrenalinë pafund në çdo moment, si gjatë stërvitjeve, por edhe në momentet e pushimit.
Ish-kapiteni dhe legjenda, Bledi Shkëmbi, ka bërë rolin e fotografit në atë kohë, teksa ka shkrepur një foto “selfi” mbi biçikletë dhe jo vetëm ai.
Ish-kapiteni ka pasur prapa zv/presidentin e asaj kohe, Arlind Boshku, ndërkohë që në krahun e tij ndodhej mbrojtësi Renato Arapi. Akoma më tej shikojmë menaxherin e ekipit Gerhard Takaj dhe diku më tutje edhe mbrojtësi tjetër legjendar, Tefik Osmani.
Një grup vërtet për tu pasur zili dhe një harmoni që nuk e gjeje në asnjë ekip tjetër të superligës shqiptare. Të tre lojtarët, Bledi Shkëmbi, Renato Arapi dhe Tefik Osmani, kanë pasur një miqësi më shumë se të madhe, gjë te cilën e kanë edhe sot e kësaj dite.
Kjo treshe lojtarësh ka dhënë maksimumin për Skënderbeun dhe merritojnë fjalët më të mira.
Një foto që flet shumë. Foto e cila tregon qartë, se kush ishte ai Skënderbe i madh dhe sa shkonin me njëri-tjetrin.
