Shkëmbi & friends. 19-të legjenda në një foto
- Korca Boom
- Jun 25, 2023
- 1 min read
Shikoni një nga fotot më të ralla, ku mosha dhe emrat janë bërë një.
Nëse ka një foto me shumë vlera është kjo që po ju përcjellim më poshtë. Është vetëm një pjesë e vogël e emrave të mëdhenj që kanë veshur fanelën bardhekuqe, por që edhe këta janë legjendat e Skënderbeut.
Janë 19-të futbollistë që morrën pjesë në ndeshjet e veteranëve që zhvilloi Skënderbeu dhe duke filluar nga lart-poshtë ne i kujtojmë me shumë nostalgji për shkak të moshët, por edhe të emrit që ka vendosur gjithësecili në fushën e lojës.
Lart (Nga e majta në të djathtë): Armando Janko, Bledi Shkëmbi, Danjel Jani, Jorgo Cipi, Gentjan Liçi, Stavrion Lako, Qirjako Gjergo, Gjergji Ballço, Agron Jaçe, Dhimitraq Dembo.
Poshtë (Nga e majta në të djathtë): Ilir Tërpo, Gerti Kote, Enkelejd Zyla, Ervin Kotomelo, Hektor Kapllani, Bledi Vila, Gilbert Rapo, Fori Vieros, Gergji Avramushi.
Jeni të gjithë me plot gojë: YJE…!
