Shkëndija “me gërma të arta” në Champions, ekipi shqiptar gati të thyejë TABUTË
- Korca Boom
- Jul 30
- 1 min read
Updated: Jul 31
Ekipi i Shkëndijws së Tetovës pas 4 ndeshjesh në Champions League, nuk e njeh ende shijen e humbjes. Qarabag rezulton kundërshtari i radhës, aty ku “ëndërra” mund të shkojë përtej pritshmërive.
Suksesi kundër Steaua Bukuresht në kompeticionin më elitar për klube ka bërë që ekipi nga Tetova të vendosi një rekord në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Asnjë skuadër nga ky shtet nuk kishte marrë kurrë pjesë në grupet e një kompeticionin elitar, por ekipi i Jeton Beqirit e ka arritur. Ata e kanë të sigurtë prezencën në Conference League, rasti me i keq. Edhe nëse dalin të humbur kundër Qarabag, do të luajnë për një biletë në “play-off”-in e Europa League.
“KORÇA BOOM”



















