Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit me ambiente plotësisht të rikonstruktuara
- Korca Boom
- Sep 10
- 1 min read
Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit e ka nisur vitin e ri shkollor duke mirëpritur 200 nxënës dhe mësues në ambiente plotësisht të rikonstruktuara, me klasa moderne, pajisje bashkëkohore dhe kushte që plotësojnë të gjitha standardet për një arsim cilësor.
Investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e një programi kombëtar për përmirësimin e kushteve në shkolla, duke garantuar që çdo nxënës, pavarësisht zonës ku jeton, të ketë mundësinë të mësojë në kushte të barabarta.
“KORÇA BOOM”





















