Shkolla 9-vjeçare “Naum Veqilharxhi”/ Orë e Hapur në Edukim Fizik
- Korca Boom
- May 22, 2025
- 1 min read
Orë e Hapur në Edukim Fizik – Forcë, Argëtim dhe Vlera Olimpike!
Mësuese: 1. Mamica Mano
2. Edjona Zyko
Sot zhvilluam me shumë entuziazëm një orë të hapur në lëndën e Edukimit Fizik, ku nxënësit patën mundësinë të angazhohen në lojëra lëvizore, ushtrime fizike dhe aktivitete bashkëpunuese që promovojnë shëndetin, mirëqenien dhe punën në grup.
Në këtë orë të veçantë, u theksuan vlerat thelbësore olimpike si:
Miqësia,
Fair Play (lojë e ndershme) dhe
Barazia dhe përfshirja.
Nxënësit treguan energji, disiplinë dhe respekt, duke përjetuar sportin jo vetëm si aktivitet fizik, por edhe si mjet edukues që ndërton karakterin dhe forcon bashkëpunimin.
Një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe prindërit që ndoqën me interes këtë aktivitet!
"Sporti është edukim, kulturë dhe mënyrë jetese!"
“KORÇA BOOM”

























