Shkolla “Pandeli Cale” në finalen e “Replay Cup” - vendi i dytë për vajzat korçare
- Korca Boom
- May 3
- 1 min read
Gjatë ditës së djeshme, në Tiranë u zhvillua kampionati i futbollit për shkollat 9-vjeçare, me emrin “Replay Cup”, ku morën pjesë ekipet më të mira nga të gjithë qytetet.
Pas përfundimit të kampionatit zonal, shkolla “Pandeli Cale” u rendit në vendin e parë dhe përfaqësoi denjësisht qytetin e Korçës në këtë aktivitet. Vajzat kaluan me sukses fazat gjysmëfinale dhe arritën të sigurojnë një vend në finale, ku u përballën me ekipin përfaqësues të Tiranës.
Finalja ishte e fortë dhe e luftuar, por vajzat korçare u mundën me një gol të vetëm nga kryeqytetaset. Pavarësisht humbjes në finale, performanca e tyre u vlerësua si shumë e mirë.
Hektor Kapllani, organizator i aktivitetit për Korçën, u shpreh: “Një përvojë e re, njohje të reja, një frymëzim për futbollin e vajzave. Na vjen keq që nuk dolëm kampione, por ne kemi fituar edhe pse përfunduam në vendin e dytë. Ka fituar futbolli dhe këto eksperienca i shërbejnë zhvillimit të lojës.”
“KORÇA BOOM”
