Shkrim – ndjesë nga Klevis Shaqe, si një djalë korçar
- Korca Boom
- Apr 30
- 1 min read
"Si një djalë korçar, e kam për detyrë të bëj këtë shkrim-ndjesë" – kështu e nis shkrimin e tij Klevis Shaqe, i cili më pas vijon:
"Dua të falënderoj të gjithë tifozët, nga më i vogli tek më i madhi, për mbështetjen e madhe që na keni dhënë gjatë këtij sezoni me uljet dhe ngritjet e tij. E dimë që është shumë e vështirë, për ne futbollistët, për presidencën, për tifozët që kjo që ndodhi është një dështim i vështirë për t’u përtypur. Por ne jemi Skënderbeu, një emër që nuk vdes kurrë. Gjithmonë gjejmë forcë për t’u ringritur me kokën lart në vazhdim."
Kështu duket qartë se i pari që e ka ndjerë thellë këtë situatë është pikërisht një futbollist korçar, që ka mbajtur fanellën e korçarëve. Djem të tillë i duhen sa më shumë këtij ekipi në të ardhmen.
Korçës nuk i mungojnë talentet, le të investohet për ta, për ata që e ndiejnë me shpirt këtë fanellë dhe peshën e të qenit korçar.
“KORÇA BOOM”
