Shkrimi për Veliajn në median ndërkombëtare/ Deri ku shkojnë skenarët për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës
- Korca Boom
- Aug 10
- 2 min read
Një shkrim i publikuar më datë 7 gusht në median ndërkombëtare “The Economist”, ka përmendur edhe rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Shkrimi me titull "Njësia e re kundër korrupsionit në Shqipëri po rrëzon të fuqishmit", është ndalur kryesisht te puna e SPAK-ut dhe rastet nën shqyrtim nga kjo stukturë që kanë tronditur opinionin publik.
“Gjashtë muaj pas arrestimit të tij, z. Veliaj mbetet pas hekurave; ai u padit zyrtarisht vetëm më 23 korrik. Kjo është normale në Shqipëri, ku 62% e atyre që janë në burg janë në fakt në paraburgim, një numër shumë më i lartë se kudo tjetër në Europë”,-thuhet ndër të tjera në shkrim.
Por, këto shkrime të publikuara së fundmi në mediat e huaja, duket se po i japin më shumë peshë artikujve të publikuar nga mediat e Veliajt, që në një mënyrë a në një tjetër po thurin skenarët e ndryshimit të masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut që ndodhet në Burgun e Durrësit.
CNA ka raportuar edhe më parë për vërtetësinë apo pavarësinë e publikimeve e shkrimeve në mediat e huaja lidhur me këtë çështje.
Deri ku shkojnë skenarët për fatin e Veliajt, procesi ndaj të cilit përmendet nëpër artikuj në mediat ndërkombëtare, ndërsa ky i fundit akuzohet për 4 vepra të rënda penale: korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe futje e sendeve të palejuara në qeli, me 13 akuza në total.
Në shkrim binte në sy edhe qëndrimi i Arbër Veliajt, një i akuzuar nga SPAK në dosjen e madhe hetimore të vëllait të tij, Erion Veliajt.
CNA u ka dërguar disa pyetje redaktorëve të “The Economist” lidhur me këtë shkrim. Deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë informacioni.
Bazuar në disa raste nga disa shkrime, por edhe me shkrimin më të fundit të publikuar këtë javë, janë të gjitha dyshimet se këto artikuj janë të sponsorizuar nga njerëz afër Veliajt apo studiot e tij të lobimit./CNA
“KORÇA BOOM”



















