Shoferi përplas kalimtaren, nis procedimi penal ndaj 36-vjeçarit
- Korca Boom
- Oct 14
- 1 min read
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. Z., 36 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka përplasur lehtë një këmbësore, e cila fatmirësisht ka marrë vetëm dëmtime të lehta.
Ngjarja është duke u ndjekur më tej nga organet përkatëse hetimore.
“KORÇA BOOM”



















