top of page

Shpalli krizën në RTSH, Eni Vasili ofron 85 milionë lekë për një logo

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 17
  • 2 min read

Por, krejt në kundërshtim me sa ka deklaruar, Vasili ka shpallur një konkurs për logon e re të RTSH-së. Duke qenë se çdo gjë tjetër ‘ishte në rregull’, gjithë halli dhe problem ‘çalonte’ tek logoja.


Drejtorevica e emëruar së fundmi në krye të RTSH, Eni Vasili konstatoi se pararendësit e saj kishin bërë ‘namin’ me abuzimet në radiotelevizionin publik, aq sa kërkoi auditim të institucionit dhe ‘ngriti duart përpjetë’, duke u dorëzuar: “Deri në 31 maj RTSH ka humbur me shumë se 730 mijë euro vetëm detyrime pagash për punonjësit e pushuar. Ndërkohë që proceset gjyqësore në vazhdim, mund ta detyrojnë institucionin të paguajë rreth 3 milionë e 300 mijë euro të tjera. Pra ne total 4 milionë euro dëm, janë vetëm proceset gjyqësore me punonjës apo palë të treta”, lajmëroi ajo, duke kërkuar fonde shtesë.


Duke qenë se nuk ka më para, ajo me shumë mirësjellje u ka kërkuar (njësoj si Rama) punonjësve të japin dorëheqjen. E meqë këta të fundit nuk e kanë bërë një gjë të tillë, Eni e ka parë të arsyeshme t’i lërë katër muaj pa rroga. Ende sot, punonjësit nuk i kanë marrë pagat e tyre, për të cilat kanë punuar.


Por, krejt në kundërshtim me sa ka deklaruar, Vasili ka shpallur një konkurs për logon e re të RTSH-së. Duke qenë se çdo gjë tjetër ‘ishte në rregull’, gjithë halli dhe problem ‘çalonte’ tek logoja. Për këtë, drejtorevica ofron afërsisht 85 milionë (lekë të vjetra), ndërkohë stafi vazhdon të jetë pa rroga.


Sigurisht që shumë nga punonjësit e RTSH do shkarkohen, por kjo jo për të lehtësuar barrën financiare të institucionit, por për t’i hapur vend punonjësve të News 24, të cilët në vështirësi me qeverinë, kanë kërkuar punë tek Anduena Manushi, e cila falë njohjeve me Eni Vasilin, u bë drejtoreshë programacioni tek RTSH, ndërkohë që është një figurë veteran e News 24-s. E meqë punonjësit e RTSH nuk ‘i ka me sy të mirë’, probabiliteti që të marrë kolegët e vjetër është shumë i lartë.


Madje punësimi i parë nga News-i mësohet të jetë Anila Teliti Çela, e cila do të marrë emisionin e mëngjesit, që drejtohej nga Matilda dhe Flori.


Sigurisht, këta të fundit rrogat nuk i kanë marrë ende.


Sezonin e ri pritet që të jetë Eva Idrizllari për një emision që ka në qendër gatimin dhe fati i të tjerëve nuk dihet.


Të tjerët jo vetëm nuk do jenë, por urojmë të paktën të marrin pagat e prapambetura dhe të çojnë edhe ata ‘bukë’ në shtëpi. /Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page