top of page

Shpronësimet për projektin e shëtitores Drilon - Tushemisht, miratohet kompensimi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 29
  • 1 min read

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit  “Shëtitorja Drilon – Tushemisht”, Bashkia Pogradec.


Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë e llojit “arë dhe truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 674 162.48 lekësh.

Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 lekë, përballohet nga Bashkia Pogradec.


Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.


Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve në këtë vendim.


Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Pogradec për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.


Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pogradec, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ Oranews 



“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page