top of page

Shqipëria U-19 në volejboll për vajza mposht Maqedoninë e Veriut dhe siguron vendin e pestë në Kampionatin Ballkanik

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 15, 2025
  • 1 min read

Përfaqësuesja shqiptare U-19 në volejboll për vajza ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen për vendin e pestë në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në Shqipëri. Vajzat kuqezi treguan përkushtim dhe shpirt gare, duke dalë me kokën lart nga ky turne rajonal.


Ky është një sukses i rëndësishëm edhe për trajnerin Eriols Haxhillari, i cili po udhëheq me përkushtim dhe profesionalizëm ekipin e të rejave, duke treguar se Shqipëria ka potencial për të ndërtuar një të ardhme premtuese në volejbollin femëror.

“KORÇA BOOM”


bottom of page