Shumësportësh / Diskutime intensive për trajnerin e ri
- Korca Boom
- May 5
- 1 min read
Ende nuk është zyrtarizuar trajneri i ri i skuadrës korçare të volejbollit për femra. Pas dorëheqjes së trajnerit Orlando Koja, drejtuesit e klubit ndodhen në fazën e diskutimeve për pasuesin e tij.
Nga sa është mësuar, kanë pasur bisedime në paraditen e sotme dhe pritet që një vendim të merret, ndoshta, gjatë orëve të pasdites për të përcaktuar se kush do të marrë drejtimin e ekipit.
Për momentin, ekzistojnë disa alternativa, megjithatë emrat nuk mund të bëhen ende publikë. Një nga idetë është që të zgjidhet një trajner nga jashtë, por kjo mundësi nuk duket plotësisht bindëse për momentin. Po ashtu, ekziston mundësia që detyra t’i besohet një trajneri vendas, pse jo edhe korçar, me kontribute të mëdha në këtë sport dhe dihet që Korçës nuk i mungojnë talentet.
“KORÇA BOOM”
