top of page

Si pritet të ndryshojë moti gjatë ditës së sotme, temperaturat për çdo qytet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 9, 2025
  • 1 min read

Territori shqiptar, gjatë ditës së shtunë, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin.


Në zonat malore pritet të ketë vranësira të pakta kalimtare me mundësi shumë të ulët për reshje të izoluara pasdite, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore.


Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ajo maksimale pritet të jetë 40 gradë celsius në zonat e ulëta dhe qendrore.


Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndim me shpejtësi rreth 3 deri në 7 metra për sekondë.


Në bregdet, era herë pas here mund të arrijë deri në 9 metra për sekondë. Deti do të ketë dallgëzim të ulët nga 2 deri në 3 ballë.


Temperaturat minimale dhe maksimale për disa qytete të Shqipërisë do të jenë si më poshtë:

Shkodër: 24-39 gradë

Kukës: 19-36 gradë

Lezhë 25-38 gradë

Dibër 17-36 gradë

Durrës: 22-37 gradë

Tiranë: 24-38 gradë

Elbasan: 22-40 gradë

Berat: 20-40 gradë

Vlorë: 22-35 gradë

Korçë: 18-31 gradë

Gjirokastër: 18-39 gradë

Sarandë: 22-34 gradë

“KORÇA BOOM”


bottom of page