top of page

Silvinjo: Vetëm për fitore ndaj Serbisë, formacionin e kam në mendje

  • Jun 6, 2025
  • 1 min read

Trajneri Silvinjo vlerësoi Serbinë, në prag të përballjes me Shqipërinë. Ai tha se kundërshtari ka ekip të mirë, por theksoi se Shqipëria do të kërkojë fitoren.


I pyetur për formacionin, Silvinjo u shpreh se e ka në mendje formacionin, por do e zbulojë para ndeshjes.


“Ata janë një ekip i fortë edhe individualisht. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Janë një ekip shumë i mirë dhe bëjnë tranzicion shumë shpejt. Nesër shpresoj të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur. Mund të ndodhë çdo gjë. Rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe të shohim si do shkojë. Futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.


Shumë trajnerë ankohen pas përfundimit të sezonit për gjendjen e lojtarëve. Kemi bërë stërvitje të mirë. Nesër në 20:45, do ju tregoj formacionin. Ndaj Andorrës bëmë ndryshime dhe dolën mirë. Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë”, u shpreh Silvinjo.


“KORÇA BOOM”


bottom of page