top of page

Silvinjo: Zgjedhja e Manajt ishte e imja, Broja nuk është ende në formë të plotë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 8
  • 1 min read

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka folur pas ndeshjes duke vlerësuar përfaqësimin e skuadrës, ndonëse shprehu pakënaqësi me rezultatin.


Sipas meje, bëmë një paraqitje të mirë. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por jam krenar për mënyrën si u paraqitëm. Në pjesën e parë e kontrolluam më mirë lojën, ndërsa në të dytën u hapëm disi më shumë. Megjithatë, ishte një përfaqësim dinjitoz.


Lidhur me penalltinë, trajneri sqaroi: Penalltitë janë gjithmonë vendimtare dhe me shumë presion. Kishim provuar në stërvitje me disa lojtarë si Asllani, Uzuni, Bajrami, Asani... Por në fund vendosa për Manajn. Ishte një zgjedhje personale, plotësisht e imja.


Duke folur për disa nga lojtarët kryesorë, Silvinjo shtoi:Ishte një ndeshje e balancuar. Broja ende nuk ka rifituar plotësisht ritmin, pasi ka kohë që nuk luan 90 minuta. Edhe Manaj vuajti nga një gjendje gripale para ndeshjes. Hoxha pati një paraqitje pozitive, por në fund u duk i lodhur. Asani dhe Bajrami nuk kanë pasur shumë minuta lojë kohët e fundit, por janë pjesë e planeve të mia për sfidat e ardhshme.



“KORÇA BOOM”



bottom of page