SKËNDERBEU/ Ja kur luajnë kampionët në Champions League dhe ndeshjet luhen në Korçë
- Korca Boom
- May 2
- 1 min read
Ndërkohë që Skënderbeu i madh ka zbritur në kategorinë e parë dhe duhet të kemi durim, e pakta edhe një sezon tjetër për të parë sërish atë Skënderbe të madh europian, ndryshe ndodh me Skënderbeun për të rinj që vetëm pak ditë më parë u shpall kampion i superligës dhe ishte rezultati më historik, pasi për herë të parë Skënderbeu U-19 do të luajë në Kupat e Europës dhe më konkretisht në Champions League.
Portali “Korça Boom” zbulon në këto momente se ndeshjet e para europiane luhen në fund të muajit gusht, ndëkohë që puna për ekipin e ri do të fillojë në fillim të muajit qershor, pasi koha është e mjaftueshme deri në ndeshjet e para europiane.
Përpos kësaj, një tjetër lajm i madh është se ndeshjet eleminatore do të luhen për Skënderbeun në stadiumin “Skënderbeu”.
Pra, pasi të mësohet shorti, ndeshja e bardhekuqve U-19 do të luhet në shtëpi, pasi stadiumi juglindor është i licensuar dhe gati për të pritur ekipet e huaja. Pikërisht në Korçë, edhe mbështetja do të jetë e madhe dhe Skënderbeu kampion do të ketë edhe blerje në këtë merkato verore për të qenë më pas gati për një përfaqësim të denjë dhe për lënë gjurmë në Europë edhe me të rinjtë.
Në ditët në vazhdim portali ynë do të zbulojë edhe blerjet që do të mbërrijnë te Skënderbeu dhe klubi bardhekuq ka vendosur që të formojë një skuadër shumë dijnitoze dhe me pretendime të mëdha edhe në Champions League.
Suksese “Ujqër” dhe na nderoni në Europë!
“KORÇA BOOM”
