SKËNDERBEU/ Çfarë po ndodh me bardhekuqtë 5 javë përpara startit të fazës përgatitore?
- Korca Boom
- May 18
- 1 min read
Disa javë pas mbylljes së sezonit më të vështirë të Skënderbeut, sezon që e zbriti skuadrën bardhekuqe në kategorinë e parë, duhet thënë se situata është e gjitha në heshtje.
Madje të gjithë lojtarët janë shpërndarë për të pushuar dhe askush nuk ka ndërmend që të flasë për këtë Skënderbe, ndërkohë që risitë te Skënderbeu në këto momente janë shumë të pakta.
Përveç largimeve që tashmë janë bërë publike, ai i Felipe, Balaj dhe Sabo, nuk ka asnjë zhvilkim të ri, ndërkohë që pak kohë më parë ka qenë portali ynë që ka zbuluar datën e startit të përgatitjeve verore, që është 25 qershori. Pra, duhen edhe 5 javë deri në start dhe sigurisht që dita është e largët.
Në këto momente edhe stafi teknik me në krye trajnerin Ernest Gjoka, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe të gjithë duket se heshtin dhe zhvillimet e reja i kanë lënë në momentin që Skënderbeu të zbresë në fushë për të filluar përgatitjet e reja verore.
Skënderbeu sezonin e ri do të luajë në kategorinë e parë dhe kjo ka mërzitur shumë tifozët në juglindje, të cilët duhet të mësohen për një sezon që do të mbështesin ekipin një kategori më poshtë.
Shpresojmë që ky sezon që është edhe i fundit i dënimit nga UEFA të jetë i fundit me drithërima për Skënderbeun, pasi të gjirhë presin që dita që ta shohim skuadrën e tyre kampione të superligës të mos jetë e largët.
Pra zhvillimet e reja në kampin bardhekuq në këtë moment janë me pikatore.
“KORÇA BOOM”
