top of page

Skënderbeu / Formacioni i dytë miqësore sot me Pogradecin në orën…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Një tjetër ndeshje miqësore do të luajë Skënderbeu këtë të enjte, pra ditën e sotme.

Këtë herë nuk do të jetë formacioni i bardhekuqve që luajtën dje ndaj Elbasanit. Trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe stafi i tij kanë vendosur që të zhvillojnë miqësore me grupin e lojtarëve që dje që nuk kanë minuta në këmbë dhe me pak fjalë do të jetë formacioni i dytë.

Sipas burimeve pranë ekipit bëhet me dije se Skenderbeu sot do ta luajë miqësoren ndaj Pogradecit në Korçë. Takimi do të fillojë në orën 18:00 dhe do të luhet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Do të jetë një provë për shumë emra lojtarësh të rinj dhe pas këtij takimi serbi i pankinës do të vendosë përfundimisht se cilin do të mbajë në skuadër dhe cilin jo.

Në ekip kujtojmë që në startin e superligës do të jenë 25 lojtarë.



bottom of page