top of page

Skënderbeu / Ja 2 shpëtimtarët e sulmit korçar…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu dhe stafi teknik mezi po presin nga ora në orë që të mbërrijnë dy sulmuesit kryesorë të Skënderbeut dhe më pas edhe ata do të jenë të qetë. Zhordan Fleçer dhe Bubakar Djibrill, janë emrat e fundit të majës së sulmit që më shumë se kurrë janë të domosdoshëm për Skënderbeun.

Zhordan Fleçer është lojtari që sot ose nesër pritet të mbërrijë te Skënderbeu, pasi dihet që xhamajkani ka firmosur tashmë me bardhekuqtw dhe është i sigurtë që ai do të vijë, por duhet patjetër të mbërrijë sa më parë, në mënyrë që përshtatet sa më shpejt me skuadrën.

Nga ana tjetër orët e fundit ka dalë edhe lajmi i afrimit të futbollistit nga Nigeri. Bubakar Djibrill është emri tjetër i sulmit që po pritet të japë edhe përgjigjen përfundimtare. Bubakar ka luajtur në Irak dhe shikohet si një lojtar me vlera, por duhen pritur edhe pak orë për të mësuar verdiktin final.

Me pak fjalë, Skënderbeu po shikon si shpëtimtarë këtë dyshe sulmuese që do të jenë padiskutim pika e referimit për repartin ofensiv të skuadrës bardhekuqe.



bottom of page