Skënderbeu / Muhamed Diabi, prova “gjenerale” të mërkurë ndaj Lushnjës…
- Korca Boom
- Aug 14, 2023
- 1 min read
Po flitet shumë për ardhjen më të fundit te Skënderbeut, Muhamed Diabi. Futbollisti nga Guinea që ka dy ditë në Korçë, dje ka bërë prezantimin e tij të parë në fushë, pasi një ditë më parë zhvilloi vetëm vrapime, për shkak se ishte i lodhur pas udhëtimit.
Burime pranë portalit tonë mësojnë se përgjigjia përfundimtare për sulmuesin Diabi do të jepet ditën e mërkurë. Themi të mërkurë, pasi atë ditë do të zhvillohet edhe ndeshja miqësore me Lushnjën dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç do ta vëzhgojë me kujdes ditën e miqësores për të thënë fjalën e fundit.
Jo vetëm në miqësore, por edhe këto ditë deri të mërkurën, serbi i pankinës po e shikon me kujdes Diabi, në mënyrë që së bashku me drejtuesit në fund ta japin një përgjigje të saktë përfundimtare.
Kujtojmë që Muhamed Diabi është i vetmi futbollist që po stërvitet me Skënderbeun, që nuk ka firmosur, pra ka mbërritur për të qenë në provë te Skënderbeu.
Nëse do të bindë të mërkurë ndaj Lushnjës, ku do të jetë në krah të Fleçer në majë të sulmit, atëherë lojtari nga Guinea do të firmosë menjëherë me Skënderbeun kontratën e tij të re.
Të paktën dje në seancën e parë në fushë Diabi shkëlqeu, por të shohim çfarë do të ndodhin në ditët në vazhdim.


