top of page

Skënderbeu / Orët e fundit me ngarkesë, ja çfarë bëjnë futbollistët…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6, 2023
  • 1 min read

Ndërkohë që janë orët e fundit të fazës përgatitore, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka vendosur që këto orë të fundit t’u marrë shpirtin të tijve.

Kemi sjellë për ju këtë foto më poshtë ku duket qartë ngarkesa maksimale me të gjithë bazën materiale që ka qenë shumë e nevojshme në këtë fazë përgatitore.

Të gjithë lojtarët kanë qenë të preokupuar gjatë gjithë kohës dhe ajo që është parë, është se lojtarët kanë qenë gati për të gjitha seancat stërvitore me ngarkesë.

Përpos lodhjes njëshi i stolit bardhekuq gjatë çdo séance ka porositur në mënyrë të veçantë të tijtë që vetëm me një përgatitje të madhe mund të shkohet te rezultatet që priten te ky Skënderbe.

A do ia dalë Skënderbeu edhe pse përgatitjet kanë qenë super!? Kjo mbetet për t’u parë, por Skënderbeu gjatë fazës ka qenë “top” dhe tani mbetet radha që çdo gjë të tregohet me rezultate në fushë.



bottom of page