top of page

Skënderbeu / Shqetësim numri i të huajve...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 20, 2023
  • 1 min read

Në qoftë se ka diçka që i mundon korçarët, është fakti i futbollistëve të huaj, kjo e lidhur me regulloren e FSHF-së, që ka vendosur një limit përsa i përket aktivizimit të lojtarëve të huaj. Nuk lejohen më shumë se katër futbollistë të aktivizohen në lojë dhe në listën përfundimtare, nuk mund të federohen më shumë se gjashtë të tillë.

Tek Skënderbeu kërkohet që të ketë spastrime në këtë drejtim, pasi numri i tyre është më i madh se kaq. Gvozdenoviç ka në përbërje të ekipit këta futbollistë të huaj: Merlim, Randi, Ramos, Rabiu, Mozes, Fletçer, Muharem.

Por duke parë se do të ketë edhe afrime, llogaritë janë të vështira për t'u bërë në këtë drejtim. Gjithsesi trajneri duhet të ndërtojë një formacion me katër të huaj.



bottom of page