top of page

Skënderbeu / Sot me një seancë, nesër me dy, të mërkurën ndaj Lushnjës…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 13, 2023
  • 1 min read

Nuk ka asnjë ditë pushim për Skënderbeun e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, madje edhe sot që është e dielë, ekipi do të zhvillojë një seancë stërvitore në orët e pasdites.

Qysh pas përfundimit të pushimeve dyditore, stafi teknik ka menduar që të shtojë ritmin, pikërisht sot me një seancë dhe nesër plot dy të tilla (paradite dhe pasdite) të cilat tregojnë qartë se Skënderbeu nuk do që të humbë asnjë ditë kohë.

Sipas programit nga ana e drejtuesve tashmë është bërë zyrtare që të mërkurën Skënderbeu do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore dhe këtë herë do të jetë Lushnja, skuadra kundërshtare e bardhekuqve.

Përveç Lushnjës, korçarët kanë planifikuar edhe një tjetër miqësore, teksa u zbulua që propozimi i është bërë Kukësit, por veriorët nuk e kanë me dëshirë udhëtimin drejt Korçës pasi u duket rrugë e largët.

Pritet që të mësohet edhe kundërshtari tjetër, në miqësoren e fundit, ku Skënderbeu është duke kërkuar kundërshtar superlige, por duket se do të jetë vështirë të gjendet një nga 9 skuadrat e tjera që ka superliga.



bottom of page