Skënderbeu / Zbulohen 11-të blerjet zyrtare. Shikoni cilët janë…!
- Aug 22, 2023
- 1 min read
Kur duhen edhe 11 ditë deri në mbylljen zyrtare të merkatos verore për të 10-të klubet e superligës, Skënderbeu ka zyrtarizuar plot 11-të futbollistë. Pra, një skuadër të tërë ka afruar Skënderbeu në prag të kësaj superlige të re.
Ishin 12-të bashkë me Muhamed Djabi, por me largimin e futbollistit nga Guinea, janë 11-të lojtarë emrat e të cilëve drejtuesit e klubit i kanë çuar edhe në zyrat e FSHF-së, e cila ka bërë federimin e tyre.
Që nga portieri dhe deri te mbrojtës, mesfushorë të shumtë dhe sulmues, ka afruar Skënderbeu, ndërkohë që edhe pse janë 11-të futbollistë të afruar, sërish Skënderbeu është në kërkim të emrit të fundit të merkatos.
Do të afrohet edhe një sulmues dhe më pas mund të themi që merkatoja është e mbyllur, ndërkohë që 11 ditë nuk janë shumë deri në mbyllje, prandaj drejtuesit duhet të vrapojnë.
Më poshtë po ju sjellim emrat dhe rolet ku luajnë të gjitha afrimet zyrtare verore të Skënderbeut.
LISTA E BLERJEVE VERORE PËR SKËNDERBEUN DHE POZICIONET KU LUAJNË
1.Zhordan Fleçer (sulmues)
2.Juri Merlim (mesfushor)
3.Andrea Gerco (mbrojtës)
4.Ermir Rashica (mesfushor-sulmues)
5.Suhejl Muharem (mesfushor-sulmues)
6.Marko Alia (portier)
7.Marko Ramos (mbrojtës)
8.Klevis Shaqe (mesfushor)
9.Kosta Vangjeli (mesfushor)
10.Dejvid Janaqi (mesfushor)
11.Mario Rabiu (mesfushor)
















