SKËNDERBEU/ Futbollistët të “kyçur” në merkato, nuk do të ketë largime
- Korca Boom
- May 6
- 1 min read
Tashmë ka ditë që portali “Korça Boom” ka zbuluar të rejat më të fundit që kanë të bëjnë me Skënderbeun.
Madje treshen e lojtarëve tashmë të larguar ka qenë po portali ynë që i ka zbuluar i pari. Felipe dhe Balaj ishin dy të parët që prishën me konsensus kontratën me klubin “Skënderbeu” dhe tashmë nuk janë pjesë e bardhekuqve. Futbollisti tjetër Sabo ishte i treti që u largua, pasi përfundoi huazimin dhe u rikthye në Suedi, andej edhe nga erdhi.
Përveç këtyre tre largimeve, klubi ka rikonfirmuar edhe njëherë gjatë ditës së sotme që nuk do të ketë asnjë largim tjetër dhe ka konfirmuar edhe grupin që ka qenë, ata që do të veshin fanelën e Skënderbeut edhe në kategorinë e parë.
Por, ka edhe një klauzolë, që nëse vjen ndonjë ofertë e majme financiare, mund të ketë edhe ndonjë shitje, por edhe këto do të jenë me pikatore. E gjithë kjo strategji, vjen për atë se Skënderbeu e ka ndarë mendjen që të ketë të njëjtin grup dhe vetëm fare pak ndryshime për sezonin e ardhshëm.
Tashmë na mbetet të shohim javët në vazhdim për të konfirmuar këtë lajm që nuk do të ketë më largime, por që presidenca dhe klubi mezi presin startin e sezonit të ri, që rikonfirmojnë objektivin për rikthimin një orë e më parë në superligë.
“KORÇA BOOM”
