SKËNDERBEU/ Ja kur zbresin në fushë bardhekuqtë!
- Korca Boom
- May 20
- 1 min read
Nuk ka asnjë mëdyshje Skënderbeu startin e përgatitjeve për sezonin e ri do ta ketë në datën 25 qershor dhe kjo konfirmohet edhe nga vetë drejtuesit e klubit bardhekuq.
Edhe pse do pak më shumë se një muaj, te Skënderbeu kanë filluar të lëvizin në këto momente, duke caktuar së pari datën e përgatitjeve dhe pritet që në ditët në vazhdim të kemi edhe listën zyrtare të lojtarëve që do të jenë pjesë e bardhekuqve në kategorinë e parë.
Ka javë që drejtuesit kanë bërë të ditur edhe faktin se nuk do të ketë largime, ose mund të kemi 1-2 gjithmonë nëse ofertat që do të vijnë nga jashtë do të jenë të majme, për ndonjë nga futbollistët që ka spikatur.
Kjo do të thotë se përveç, Felipe, Balaj dhe Sabo, të gjithë të tjerë janë pjesë e Skënderbeut, pasi kanë edhe kontratë me klubin bardhekuq.
Faza përgatitore do të zhvillohet e gjitha në qytetin juglindor dhe sigurisht që do të ketë edhe shumë ndeshje miqësore.
Skënderbeu do të luajë sezonin e ri në kategorinë e parë dhe synon menjëherë ngjitjen në superligën, gjë që sipas drejtuesve nuk diskutohet.
12 ekipet e kategorisë së parë sezonin 2025-2026
Skënderbeu
Laçi
Besa Kavajë
Burreli
Pogradeci
Apolonia Fier
Lushnja
Korabi Peshkopi
Kastrioti
Kukësi
AF Luftëtari
Iliria
“KORÇA BOOM”
