top of page

SKËNDERBEU/ Ja sa futbollistë pritet të bashkohen nga merkatoja te korçarët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 30
  • 1 min read

Ekipi i Skënderbeut duket se është shumë aktiv në merkato, megjithëse për momentin është vetëm një futbollist i konfirmuar dhe tashmë është publikuar zyrtarisht.


Sipas informacioneve të marra, pritet që shumë shpejt, brenda ditëve në vijim, të zbulohen edhe emrat e futbollistëve të tjerë që do t’i bashkohen skuadrës.


Nga bisedat dhe informacionet e brendshme mësohet se pothuajse gjithçka është mbyllur me katër futbollistë të rinj. Bisedimet janë zhvilluar dhe lojtarët janë në pritje të udhëtimit drejt Korçës, ku do të firmosin zyrtarisht kontratat me Skënderbeun.


Nëse këta futbollistë do të sjellin diferencën që pritet dhe stafi teknik do të jetë i kënaqur me zgjedhjet, atëherë mund të thuhet se merkatoja për korçarët do të përfundojë shumë shpejt.

“KORÇA BOOM”


bottom of page