SKËNDERBEU/ Klubi bardhekuq premton super skuadër për kthimin në superligë
- Korca Boom
- May 3
- 1 min read
Skënderbeu me keqardhje do të duhet që sezonin 2025-2026 të luajë në kategorinë e parë, ndërkohë që pas “shok”-ut psikologjik të ditëve të para të rënies, te Skënderbeu kanë filluar menjëherë të mendojnë për Skënderbeun e rikthimit të menjëhershëm në superligë.
Klubi tashmë ka konfirmuar vetëm katër largime, ku Felipe, Balaj, Sabo dhe kapitenit Prençi të cilit i ka përfunduar kontrata. Këta janë katër emrat e vetëm të bëra publik, ndërkohë që te këta lojtarë kapiteni me shumë gjasa do të firmosë sërish së shpejti kontratën e re me bardhekuqtë.
Përveç tyre nuk ka asnjë largim tjetër dhe nuk pritet të ketë largime, pasi klubi juglindor nuk ka ndërmend të lëshojë asnjë për të qenë dinjitoz në kategorinë e parë.
Nuk ka asnjë mëdyshje që nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, skuadra do të mbyllë përfundimisht dënimin e UEFA-s në kategorinë e parë dhe kur të rikthehet në superligë në sezonin 2026-2027 do të luftojë direkt për titullin kampion, gjë e cila është edhe strategjia e klubit “Skënderbeu”, ndërkohë që përpos mërzitjes që vazhdon akoma të ndihet për rënien në kategorinë e parë, Skënderbeu pritet që shumë shpejt të caktojë edhe datën e startit të përgatitjeve.
Gjatë kësaj periudhe do të punohet edhe për ndonjë afrim, ku sigurisht do të kemi afrime cilësore dhe afrime me prespektivë, pasi skuadra do të ndërtohet edhe për të ardhmen kur të jetë në superligë.
Premtimi nga ana e klubit dhe veçanërisht e presidentit Ardjan Takaj, padiskutim që do të mbahet dhe Skënderbeu do të ketë super skuadër pavarësisht se do të luajë një kategori më poshtë.
Edhe vetë klubi tashmë mezi pret ngjitjen në superligë.
“KORÇA BOOM”
