SKËNDERBEU/ Nga Marko Alia te Saleh Nasr. Ja më të shtrenjtët e bardhekuqve!
- Korca Boom
- 5 days ago
- 1 min read
Skënderbeu tashmë mbylli kapitullin këtë sezon të superligës dhe po fillon të përqëndrohet në kategorinë e parë, atje ku do të luajë për një sezon dhe do të kërkojë që shpejt të ngjitet në futbollin e të mëdhenjve.
Ndërkohë që strategjia e klubit tashmë është zbuluar, teksa klubi ka vendosur të mbajë pjesnë më të madhe të futbollistëve dhe do të ketë shumë pak largime, po sjellim sot lojtarët më të shtrenjtë të skuadrës dhe ata që kryesojnë listën sipas transfermarkt.
Në fakt, përpara largimit të Ermir Rashicës dhe lojtarëve të tjerë që janë shitur, kanë qenë futbollistë me vlera shumë të larta në treg, ndërkoh që grupi që ka Skënderbeu ka lojtarë pothuajse me të njëjtën vlerë dhe diferencat janë të vogla.
Gjithsesi listën e Skënderbeut e kryesojnë dy lojtarë, të cilët janë Marko Alia dhe Saleh Nasr, të dy me nga 250 mijë euro secili.
Pas këtyre dy emrave janë plot 6 lojtarë të tjerë që kanë një vlerë të njëjtë, me nga 200 mijë euro. Kjo tregon që diferencat nuk janë shumë të mëdha, por që gjithsesi Skënderbeu ka një grup të shkëlqyer lojtarësh për në kategorinë e parë dhe janë lojtarë që japin garanci të madhe se brenda sezonit skuadra do të ngjitet shpejt në superligë.
Suksese Skënderbe!
Ja lojtarët më të shtrenjtët e Skënderbeut:
Marko Alia 250 mijë euro
Saleh Nasr 250 mijë euro
Paulo Estrela 200 mijë euro
Albi Doka 200 mijë euro
Ardit Nikaj 200 mijë euro
Randi Dumfor 200 mijë euro
Bismark Çarls 200 mijë euro
Juri Merlim 200 mijë euro
“KORÇA BOOM”
