SKËNDERBEU/ Nga Moses Ajine te emrat e tjerë. Gati 4 rikthime
- Korca Boom
- 4 days ago
- 1 min read
Janë gati 4 rikthime te Skënderbeu që do ti shtohen listës së lojtarëve bardhekuq që janë aktualisht dhe skuadra do të mbushet edhe më shumë pas mëbrritjes së tyre.
Sipas klubit bardhekuq që konfirmojnë në këto momente për portalin tonë, bëjnë me dije se 3 futbollistë kanë qenë pjesë e Kukësit dhe që të tre do të rikthehen te Skënderbeu pas huazimit.
Po ti shtosh edhe Samuej Moses Ajinë, afrikanin që ka qenë pjesë e Kastriotit, numri shkon në katër dhe këta futbollistë në momentin që ekipi do të startojë fazën përgatitore do të jenë nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka.
Ka qenë strategjia e klubit që huazoi këta futbollistë në fillimin e sezonit të kaluar, apo ne merkaton dimërore që kaloi dhe tashmë erdhi radha që ata të rikthehen te Skënderbeu.
Në fund të fundit janë lojtarë që do ti vlejnë shumë ekipit në katgorinë e parë.
“KORÇA BOOM”
