SKËNDERBEU/ Nuk ka më dilema: Albi Doka merr vendimin...
- Korca Boom
- May 2
- 1 min read
Tek korçarët ka lëvizje futbollistësh dhe “KORÇA BOOM” si e vetmja media, i ka bërë të ditur në kohë reale ata që janë larguar. Ne kemi qenë më të besueshmit dhe më realistët në pasqyrimin e këtyre zhvillimeve.
Disa ditë më parë qarkulloi një zë që thoshte se Albi Doka po shqyrtonte mundësinë e largimit nga korçarët, por nga ajo që është mësuar së fundmi, duket qartë se ai nuk do të largohet nga Skënderbeu.
Ai do të respektojë kontratën deri në fund të sezonit.
Aftësitë e tij si mbrojtës dhe përvoja që ka janë padyshim të domosdoshme për këtë ekip, i cili ka shumë nevojë për qëndrueshmëri në sezonin e ri.
Kështu, përfundimisht, Albi Dokën do ta shohim edhe sezonin e ardhshëm me fanelën e Skënderbeut.
"KORÇA BOOM"
