top of page

Skënderbeu “abonohet” me barazimet 1-1 i treti radhazi këtë herë ndaj Vorës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 30, 2023
  • 2 min read

Skënderbeu - Vora 1-1

Shënues: Rashica 31’ / Meta 75’

Skënderbeu: Alia (Alliu 76’), Frashëri (Gerco 76’), Shaqe (Zenullari 66’), Prençi, Ramos, Merlim (Pecani 55’), Liço (Beçka 76’), Rabiu (Janaqi 55’), Lika (Vangjeli 66’), Nikaj (Muharem 46’), Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Vora: Ruçi, Meta, Gjoni, Dede, Tabaku, Sefa, Dalipi, Qardhaku, Tafa, Avdiu, Raboshta (Balla, Peralta, Gaio, Xhemalaj, David, Raza, Shani, Jata, Raza). Trajner: Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë: Jetmir Potka, Dhimitra Hoxha, Ervin Kotomelo (Korçë)


Korçarët “abonohen” me barazimet 1-1 në ndeshjet miqësore, teksa edhe pak momente më parë nuk kanë shkuar më shumë se 1-1, këtë herë përballë Vorës.

Rashica në pjesën e parë nuk mundi të mbante në fuqi golin e avantazhit, pasi në pjesën e dytë Vora barazoi dhe gjithça u mbyll me këtë barazim, ku të dy ekipet kanë parë gjendjen e lojtarëve të tyre deri në këtë moment të fazës përgatitore. Ju ftojmë më poshtë të shikoni të gjitha momentet më të mira të ndeshjes:


Kronika e plotë e ndeshjes

5’ - Rasti i parë u takon miqve, Raboshta godet në hyrje të zons dhe tranversa shpërton Skënderbeun nga pësimi i golit të parë.

14’ - Moment i rezikshëm përsëri për miqtë. Kros në zonë dhe Raboshta me kokë, por në planzhon e sipër Marko Alia shpëton një gol mëse të sigurtë. Por ka pozicion jashtë loje.

21’- Përsëri është Vora me anë të Qardhaku që provon nga 30 metra larg, por Alia është në pozicion.

23’ - Skënderbeu bën zbritjen e parë. Është Rashica që shumë prirasi në krahun e majtë të sulmit, gjuan por rezen e ka të vogël për ta çuar topin në kuadrat.

31’ - Liço fut një top të bukur në zonë pas një goditjeje dënimi. Prençi gjuan me kokë, topi përplaset në shtyllën e majtë pingule dhe kthehet te Rashica që i vetëm shënon golin e aantazhit. 1-0 për Skënderbeun.

48’ - Kombinime të bukura mes Rashicës dhe Liço dhe ky i fundit përballë portës mike gjuan, por pret Ruçi.

51’ - Rast i pastër shënimi për Vorën. Është Raboshta që përballë portës bardhekuqe, gjuan por topi përfundon jashtë.

56’ - Gjuan Rashica në zonën mike, por pret portieri i Vorës, Ruçi.

63’ - Është Lika për Skënderbeun që provon nga 30 metra larg, por topi i gjuajtur përfundon mbi tranversë.

75’ - Goditje dënimi për Vorën. Meta është i saktë nga 25 metra larg dhe pas devijimit edhe të topit nga muri mbrojtës, rezultati barazohet në 1-1


Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Helzag 3-1

Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi / Denisson

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço / Syla

Skënderbeu - Vora 1-1

Shënues: Rashica / Meta

Skënderbeu - Elbasani 02 gusht

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht



bottom of page