top of page

Skënderbeu, Ali vlen 175 mijë euro sipas transfermarket

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 16, 2023
  • 1 min read

Portieri që ka lindur në Romë vjen pas disa ditësh


“Korça Boom” ka qenë e para që ka zbuluar emrin e portierit të ri të Skënderbeut. Marco Ali do të mbrojë katërkëndorin e bardhekuqve për sezonin e ri, ndërkohë që pas pak ditësh pritet të firmoset edhe kontrata e re me futbollistin që ka lindur në Romë, por që tani do të luajë për Skënderbeun.

Sigurisht që kontrata e portierit Ali do të jetë afatgjatë, por kjo do të mësohet pas mbërritjes së tij në qytetin juglindor.

Goditje vërtet e rëndësishme për Skënderbeun, duke siguruar në këtë mënyrë katërkëndorin, ndërkohë që ky është një lajm vërtet i mirë për bardhekuqtë.





bottom of page