Skënderbeu: Asgjë nuk është e sigurtë për Altin Kryeziu dhe Juri Marlin
- Korca Boom
- Jul 14, 2023
- 1 min read
Orët e fundit po qarkullon lajmi i ardhjes së dy futbollistëve mesfyshorë, njëri brazilian dhe tjetri kosovar.
Altin Kryeziu dhe Juri Marlin janë dy lojtarë që në fakt Skënderbeu ka ditë që po interesohet, por nuk është asgjë e sigurtë, nëse do të vijnë apo jo te bardhekuqtë.
Kryeziu ka me nënshtetësi kosovare dhe sllovene, ka luajtur me Mariborin dhe ka vlera të mëdha, por nuk dihet nëse do të mbërrijë apo jo për të veshur fanelën e Skënderbeut.
Nga ana tjetër e njëjta gjë mund të thuhet edhe për lojtarin tjetër brazilian, Juri Marlin, lojtar që ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe ndodhet në Brazil për momentin.
Nga ora në orë gjërat do të sqarohen për të dy këta lojtarë dhe do të jetë vetë klubi që do të japë verdiktin përfundimtar.
