Skënderbeu asnjë humbje në 6 miqësore, 9 gola të shënuar…!
- Korca Boom
- Aug 8, 2023
- 1 min read
Bardhekuqtë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç kanë zhvilluar në total 6 ndeshje miqësore të planifikuara që në startin e përgatitjeve. Një përballje ka qenë me skuadër maqedonase, një kosovare, një ekip të superligës shqiptare dhe 3 të tjera kanë qenë skuadra të kategorisë së parë.
Nga këto 6 takime, 2 ndeshje Skënderbeu ka arritur t'i fitojë me të njëjtin rezultat 2-0. Katër ndeshjet e tjera kanë përfunduar të gjitha në barazim, tre 1-1 dhe një 2-2.
Në total Skënderbeu arriti të shënonte 9 gola, e thënë ndryshe mesatarisht 1.5 gola për ndeshje. Skuadra ka pësuar 5 gola në këto 6 ndeshje, ndryshe, 0.8 gola për ndeshje.
Një mesatare relativisht e mirë për Skënderbeun, por që gjithsesi ishin thjesht miqësore dhe këto janë statistikat përfundimtare të të gjitha testeve të luajtura.
Skënderbeu ka shënuar gol në çdo ndeshje dhe kjo tregon që sulmon, por sigurisht që edhe ka pësuar, përveçse ndaj Voska Sport dhe Flamurtarit, skuadra që nuk shënuan dot në portën e Skënderbeut.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu - Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu - Dinamo 1-1
Shënues: Prençi / Denisson
Skënderbeu - Malisheva 1-1
Shënues: Liço / Syla
Skënderbeu - Vora 1-1
Shënues: Rashica / Meta
Skënderbeu - Elbasani 2-2
Shënues: Rashica , Nikaj / Ajazi (2)
Skënderbeu - Flamurtari 2-0
Shënues: Merlim, Rashica
