Skënderbeu, bëhen gati largimet e tjera. Ja kush ikën…!
- Korca Boom
- Jul 22, 2023
- 1 min read
Pas miqësores së djeshme ndaj Helzag, trajneri Ivn Gvozdenoviç, pa me vëmendje pjesën e lojtarëve që mund të quhen rezervë dhe tashmë e krijoi përfundimisht opinionin për secilin futbollist.
Pritet nga dita në ditë që pas largimit të disa lojtarëve si, Alkeo Bani, Oresti Ademaj, etj, të ketë edhe disa largime të tjera.
Kontigjenti i futbollistëve për superligë dhe federimet nuk mund të jenë më shumë se 25 dhe në këtë mënyrë këtë numër duhet ta plotësojë stafi teknik. Duke pritur edhe futbollistët që do të mbushin Skënderbeun nga dita në ditë, Gvozdenoviç ka gati listën e lojtarëve që do të largohen.
Largimet mund të jenë në formën e huazimit, apo ekipet që ka Qarku në kategori edhe më të ulta.
Do të jenë e pakta edhe 6-7 futbollistë të tjerë që nuk do të jenë pjesë e Skënderbeut dhe emrat e lojtarëve stafi teknik do ti bëjë të ditur për mediat ditë pas dite.
