Skënderbeu-Besa pjesa e parë/ Ja çfarë ka ndodhur në 45 minutat e para!
- Korca Boom
- Aug 2
- 1 min read
Skënderbeu-Besa 0-1
Shënues: Çinedu 18’
Skënderbeu: Alia, Vangjeli, Randi, Vaskuez, Shaqe, Abubakari, Estrela, Musa, Franklin, Ukiçi, Saleh. Trajner: Ernest Gjoka
REZERVA: (Dervishaj, Korçari, Gift, Emanuel, Gjini, Hasa, Zenullari, Janaqi, Tayo, Nasto)
Besa: Ahmetaj, Kapo, Beqaj, Nurja, Danaj, Hasani, Dabo, Çinedu, Spahiu, Kordero, Neto. Trajner: Emiljano Çela
REZERVA: (Demo, Gurhacaj, Rrena, Treni, Daja, Peqini, Ndoi, Kurti, Veliu, Puqja)
Gjyqtarë: Ervin Kotemelo, Bariokels Hamzaj, Amarildo Spahiu
Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Besës nisi pa raste dhe e qetë nga të dyja skuadrat, madje u deshën minuta të tëra që skuadrat vetëm të qarkullonin topin në fushën e lojës.
Duhet të vinte minuta e 18-të që Besa të shtangte Skënderbeun, teksa është Çinedu që pas një gabimi të mbrojtjes, i ndodhur në zonë gjuan dhe 0-1 për Besën.
Pas avantazhit të miqve është Skënderbeu që përpiqet të fitojë terren, por sërish pa raste në 16-të metrat e fundit të portës kavajase. I vetmi moment delikat në portën e Besës është ai i minutës së 34-ër, teksa pas një goditje dënimi në hyrje të zonës, Nasr për Skënderbeun gjuan, por vetëm këndore.
Në fakt goditjet e këndit në pjesën e parë për Skënderbeun kanë qenë të shumta, por pa rezultat.
Një pjesë e parë që përfundon me avantazhin e Besës, por me lojë të dobët në fushë nga të dy skuadrat, teksa më e fituar ka dalë Besa që udhëheq 0-1 në qytetin juglindor ndaj Skënderbeut vendas.
“KORÇA BOOM”



















