top of page

Skënderbeu dhe pauza e gjatë: Dhimitraq Xhambazi, analizon qasjen e klubit ndaj përgatitjeve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Ish-trajneri dhe analisti i njohur Dhimitraq Xhambazi ka analizuar situatën aktuale të Skënderbeut, duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën si po menaxhohet periudha përgatitore para sezonit të ri. Sipas Xhambazit, pushimet janë tepër të gjata dhe nuk i shërbejnë aspak ndërtimit të një skuadre konkurruese.


"Ekipi pritet të grumbullohet më datë 25 qershor, por kjo është shumë vonë. Në këtë moment të stinës, të gjithë duhet të jenë duke punuar fort, jo në pushime", është shprehur ai.


Ai foli edhe nga përvoja e tij si trajner dhe lojtar në të kaluarën, duke e krahasuar qasjen e tanishme me atë të dikurshme.


“Kur ne mbaronim sezonin, kishim maksimumi dy javë pushim. Më pas fillonim menjëherë përgatitjet. Nuk kishte kohë për të humbur. Kështu ndërtohet një skuadër e fortë dhe e bashkuar,” – kujtoi ai.


Xhambazi nënvizon se në ditën e parë të nisjes së përgatitjeve, skuadra duhet të jetë të paktën 90% e kompletuar. Ai thekson rëndësinë që afrimet e reja të bëhen në kohë dhe lojtarët të zhvillojnë një fazë të plotë përgatitore me ekipin, në mënyrë që të jenë në formë optimale në fillim të kampionatit.


"Është e rëndësishme lojtarët e rinj duhet të ambientohen dhe të përfitojnë maksimalisht nga faza përgatitore. Vetëm kështu mund të kemi një fillim të mbarë në sezonin e ri", përfundoi Xhambazi.



“KORÇA BOOM”




bottom of page