top of page

Skënderbeu: Dilema mes 4-4-2 dhe 3-5-2 për trajnerin. Ja zgjidhja…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 20, 2023
  • 1 min read

Trajneri i korçarëve është parë të aplikojë dy skema që ka për zemër. Vendosjen klasike 4-4-2, por nuk ngurron të aplikojë edhe 3-5-2.

“Zgjidhjet në vendosje, - thotë Gvozdenoviç, - janë edhe në bazë të përbërjes që ke dhe kundërshtarit kundër të cilit luan. Kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë.

Nuk mund të them që një, është skema e lojës sonë.”

Në fakt, Gvozdenoviç në çdo miqësore, i ka aplikuar këto vendosje edhe në veçori të lojës. Jo vetëm ndeshja e startit të kampionatit, por dhe vazhdimësia do të tregojnë se çfarë skeme do të aplikojë njëshi i pankinës së Skënderbeut.



bottom of page