top of page

Skënderbeu-Dinamo, nesër në orën 19:30 në Korçë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 22, 2023
  • 1 min read

Tashmë është zyrtare. Skënderbeu-Dinamo, nesër do të përballen në një miqësore mes tyre në orën 19:30 në stadiumin “Skënderbeu”. Një miqësore që ishte planifikuar më parë dhe ka qenë “Korça Boom” që ka publikuar të gjithë testet miqësore që do të zhvillojë skuadra bardhekuqe gjatë kësaj faze përgatitore.

Dinamo është stërvitur gjatë këtyre ditëve në qytetin fqinj të Pogradecit dhe nesër do të mbërrijë në Korçë për tu përballur me Skënderbeun.

Si dinamovitët, por edhe korçarët ishin dy skuadrat që u ngjitën këtë sezon së bashku në superligë, ndërkohë që po të dyja janë në ndërtim e sipër të grupit. Dinamo nga ana e vet ka bërë disa blerje, po ashtu edhe Skënderbeu, por të shohim nesër në orën 19:30, se cili staf teknik do të mbetet më i kënaqur.

Me pak fjalë Skënderbeu-Dinamo, nesër ora 19:30 në stadiumin “Skënderbeu”, një miqësore që ja vlen të ndiqet nga të gjithë tifozët.

Madje këtë njoftim të orarit zyrtar e ka dhënë vetë faqja zyrtare e Dinamos, e cila ka publikuar edhe foton që po postojmë më poshtë, duke shkruar edhe Forca Dinamo, gjë që tregon se dinamovitët edhe pse është miqësore, vijnë për fitore në stadiumin “Skënderbeu”.


Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Helzag 3-1

Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi

Skënderbeu - Dinamo 23 korrik (Ora 19:30)

Skënderbeu - Malisheva 27 korrik

Skënderbeu - Vora 30 korrik

Skënderbeu - Elbasani 02 gusht

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht


bottom of page