top of page

Skënderbeu: Dje u prezantua, sot feston 22-vjetorin. Ja talenti nga Shkupi që sa shumë pritet nga ai

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 25, 2023
  • 1 min read

Ka qenë klubi “Skënderbeu” që dje ka prezantuar dy futbollistët e radhës. Ermir Rashica dhe Suhejl Muharem, ishin dyshja e talentuar që u prezantuan dhe si për koeçidencë sot njëri prej tyre ka ditëlindjen.

Bëhet fjalë për futbollistin nga Shkupi, Suhejl Muharem, i cili sot e ka ditë feste, pasi mbush 22-vjeç. Urime të shumta do të ketë për lojtarin në fjalë ditën e sotme, ndërkohë që padiskutim këtë ditëlindje do ta festojë ndryshe nga herët e tjera, në qytetin juglindor.

Muharem vjen nga Struga dhe shikohet si një talent, ndërkohë që ka luajtur në Maqedoninë e Veriut në fillim me Shkupin, më pas me Renova, Rabotniçki dhe së fundi me Strugën.

Tashmë Muharem është pjesë e Skënderbeut për 3 sezone dhe kujtojmë që luan si “ekran” i djathtë në vijën e parë të sulmit.

Suksese Suhejl Muharem!

Gëzuar 22-vjetorin e lindjes nga stafi i “Korça Boom” dhe sa më shumë suksese me Skënderbeun…!



bottom of page