top of page

Skënderbeu: Dy reparte në merkato, mbrojtja dhe mesfusha

  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

Merkato e korçarëve në hyrje duhet pranuar që ka qënë aktive. Sa për cilësinë ka edhe dështime por nga ana e stafit teknik është mësuar se janë disa pika ku edhe kërkohet ndërhyrje në afrime madje do të jenë ndërhyrje urgjente.

Tashmë që çështja e sulmit mund të quhet e mbyllur me tre sulmues të mirëfilltë, reparti i mbrojtjes duket se është në një pikë që kërkohet ndërhyrje, kjo për atë se kampionati është i gjatë.

Një repart që kërkon përforcime tani është edhe mesfusha. Janë disa futbollistë, por duket se mosardhja e Moraes ka bërë që Skënderbeu të ndërhyjë menjëherë në merkato. Drejtuesit po shikojnë mundësinë e ndonjë afrimi, por afrimet duhen shumë cilësore dhe nga ata që priten besohet se do te gjendet i duhuri.





bottom of page